Rritet numri i lindjeve në Kosovë gjatë marsit, bie ai i kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve

19 maj 2026 | 14:57

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin mars 2026, ku vërehet rritje e numrit të lindjeve dhe vdekjeve, ndërsa rënie e kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve krahasuar me muajin shkurt.

Sipas ASK-së, gjatë muajit mars janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 314 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej tyre, 1 mijë e 211 janë meshkuj dhe 1 mijë e 103 femra.

“Në muajin mars 2026 kemi rritje të numrit të lindjeve rreth 15,6% krahasuar me muajin shkurt 2026”, është thënë në raport.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 932 raste të vdekjeve, prej të cilave 524 meshkuj dhe 408 femra.

“Krahasuar me muajin shkurt 2026, në muajin mars 2026 janë regjistruar 3,4% raste të vdekjeve më shumë”, ka njoftuar ASK-ja.

Sa i përket kurorëzimeve, në muajin mars janë regjistruar gjithsej 932 raste, ndërsa krahasuar me muajin paraprak është shënuar rënie prej 3.8 për qind.

Po ashtu, ASK-ja ka bërë me dije se gjatë marsit janë regjistruar 133 raste të shkurorëzimeve në Kosovë.

“Krahasuar me muajin shkurt 2026 ka rënie të numrit të shkurorëzimeve në muajin mars 2026 për 1.5 për qind”, ka njoftuar ASK-ja.

Sipas ASK-së, këto të dhëna janë publikuar duke u bazuar në të dhënat administrative të siguruara nga Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Togeri i Policisë së Kosovës i akuzuar për spiunazh, Bojan…