Mobilizim i jashtëzakonshëm i PDK-së në Prizren, Totaj: PDK-ja po ecën sigurt drejt suksesit

19 maj 2026 | 16:53

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, njëherësh kryetar i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë, kandidatët për deputetë dhe aktivistët, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 7 qershorit. Totaj ka vlerësuar lart angazhimin dhe organizimin e strukturave të Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar se Prizreni vazhdon të mbetet një bastion i fuqishëm i partisë.

“Atmosferë mobilizuese në takimin e sotëm të Degës së PDK-së në Prizren, me praninë e kandidatëve tanë për deputetë, strukturave të degës dhe aktivistëve të palodhur. Bashkërisht po dëshmojmë fuqinë, organizimin dhe përkushtimin me të cilin Partia Demokratike e Kosovës po përgatitet për zgjedhjet e 7 qershorit”, ka deklaruar Totaj. Ai shtoi se Prizreni mbetet simbol i vizionit, punës dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë për qytetarët, ndërsa theksoi se me unitet dhe mbështetje të fuqishme qytetare, PDK-ja po ecën sigurt drejt suksesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samiti vjetor në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit…