Pavarësisht moshës, Neuer do të jetë gardiani i portës së Gjermanisë në Kampionatin Botëror

19 maj 2026 | 17:00

Kombëtarja e Gjermanisë pritet të publikojë shumë shpejt listën zyrtare të futbollistëve për ndeshjet e ardhshme në Kampionatin Botëror, ndërsa mediat gjermane kanë raportuar për një rikthim të madh në përfaqësuese.

Sipas raportimeve të gazetarëve në Gjermani, legjenda e portës gjermane Manuel Neuer pritet të rikthehet nga pensionimi dhe të jetë pjesë e listës së trajnerit Julian Nagelsmann.

Neuer do të rikthehet si zgjedhja e parë në portën e Gjermanisë, me Nagelsmannin që vazhdon t’i besojë përvojës dhe lidershipit të njërit prej portierëve më të suksesshëm në historinë e futbollit modern.

Kujtojmë se Manuel Neuer aktualisht është 40-vjeçar dhe konsiderohet një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.

Ai ka qenë pjesë kyçe e suksesit të Gjermanisë në FIFA World Cup 2014, ku gjermanët fituan titullin kampion në Brazil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal…