Aktivisti i PDK-së në Pejë për mërgimtarin që e krahasoi Daut Haradinajn me Radoiçiqin: Naser Xhylani është spiun i Serbisë
Mërgimtari Naser Xhylani, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëshuar deklarata të rënda dhe kërcënuese në drejtim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj.
Në një video të publikuar në Facebook, Xhylani e ka krahasuar Haradinajn me kryeterroristin Milan Radoiçiqin, i cili është përgjegjës për sulmin në Banjskë, duke iu referuar me mbiemrin e tij, “Daut Radoiçiq”.
E, aktivisti i PDK-së në Pejë, Astrit Berisha deklaroi se mërgimtari është një spiun dhe së vëllai i Naser Xhylanit ka rrahur dhe ka plaçkitur shqiptarë.
“Ky është një spiun nga Peja, shok i komandirëve të ish-Serbisë, Bato Bullatoviqit dhe Boro Vllahoviqit.
Vëllai i vet, Taluci, ka rrahur dhe ka plaçkitur shqiptarë bashkë me shkije dhe me udbashët e asaj kohe”, deklaroi aktivisti i PDK-së.



