Arsenal kampion i Anglisë pas 22 vitesh
19 maj 2026
| 22:49
Pas barazimit të Manchester City ndaj AFC Bournemouth në ndeshjen e parafundit të sezonit në Premier League, Arsenal ka siguruar matematikisht titullin kampion, duke i dhënë fund pritjes 22-vjeçare për trofeun më të madh në futbollin anglez.
Klubi londinez krijoi epërsi prej katër pikësh ndaj rivalëve, ndërsa ka mbetur vetëm edhe një javë deri në përfundim të kampionatit, çka e bën të pamundur ndryshimin në renditje.
Ky sukses vjen falë paraqitjeve të shkëlqyera gjatë gjithë sezonit dhe punës së trajnerit Mikel Arteta, i cili ka ndërtuar një skuadër konkurruese dhe fituese.
Për herë të fundit, Arsenal ishte shpallur kampion i Anglisë në vitin 2004, në sezonin historik të njohur si “The Invincibles”. /L Zeqiri/.



