GP Aviation prezanton tri destinacione të reja nga Prishtina gjatë muajit qershor

20 maj 2026 | 16:45

Duke filluar nga data 19 qershor 2026, GP Aviation do të nisë linjën e re ajrore Prishtinë – Oslo – Prishtinë, ndërsa nga data 26 qershor 2026 do të nisin edhe dy linja të tjera të reja: Prishtinë – Bruksel – Prishtinë dhe Prishtinë – Karlsruhe/Baden-Baden – Prishtinë. Këto destinacione pritet të sjellin më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për mërgatën shqiptare që jeton në Norvegji, Belgjikë dhe Gjermani. Me hapjen e këtyre tri linjave të reja, GP Aviation zgjeron rrjetin e fluturimeve nga Prishtina dhe forcon edhe më shumë lidhjen e Kosovës me qytete të rëndësishme evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë para ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në…