Kryetari i Lezhës në mbështetje të familjes Haradinaj: Krenar për këtë familje shqiptare, neveri për sharlatanët e ditës

20 maj 2026 | 21:23
Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar ashpër ndaj kritikave të adresuara ndaj familjes Haradinaj, duke dalë publikisht në mbështetje të saj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndreu ka ironizuar akuzat ndaj familjes Haradinaj, duke shkruar: “Ka ardhur fundi i botës, si duket! Familja Haradinaj, shërbëtore e serbëve!”, ndërsa ka shtuar se “lajthitja e disa shqiptarëve është sëmundje që s’ka profilaksi”.

Ai ka shprehur krenari për kontributin e familjes Haradinaj për çështjen kombëtare, duke theksuar: “Krenar për këtë familje shqiptare, që nuk kurseu asgjë për atdheun!”.

Në fund të reagimit, Ndreu ka sulmuar ashpër kritikët në rrjetet sociale, duke i quajtur “sharlatanë të ditës”, teksa është shprehur me tone të forta kundër tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo të shtunë në orën 09:00, një ekip i urgjencës…