Aksident në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, dyshohet për të lënduar
21 maj 2026
| 09:29
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.
Përplasja e disa veturave ka ndodhur pikërisht në segmentin në Shkabaj, aty ku më herët ishte shembur rruga dhe që së fundmi ishte rindërtuar, raporton Jepizë.
Në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa si pasojë dyshohet se disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.



