Sindikata e RTK-së: Tërheqja e 1 milion eurove nga llogaritë rrezikon paralizimin e transmetuesit publik
21 maj 2026
| 14:13
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka shprehur shqetësim të thellë pas veprimeve përmbarimore që tërhoqën rreth 1 milion euro nga llogaritë e transmetuesit publik, duke e lënë RTK-në pa mjete operative financiare.
“Sot RTK përballet me rrezik real për paralizim funksional”, është thënë në reagimin e SPERTK-së.
Sindikata nuk konteston ligjshmërinë e procedurave, por kërkon sqarim nëse janë respektuar parimet e proporcionalitetit dhe interesit publik.
SPERTK-u i ka kërkuar Gjykatës Supreme dhe institucioneve kompetente që urgjentisht të vlerësojnë nëse procedurat e ndjekura kanë qenë në përputhje me mbrojtjen që duhet të gëzojnë institucionet me rëndësi të veçantë shtetërore.



