Rritet numri i infeksioneve seksualisht të transmetueshme në Evropë

21 maj 2026 | 14:34

Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST), përfshirë gonorrenë dhe sifilizin, kanë arritur nivele rekord në Evropë, sipas të dhënave të reja.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), ka thënë se të dy sëmundjet kishin arritur nivelet e tyre më të larta në më shumë se 10 vjet në vitin 2024, shkruan “BBC”.

Gonorrea ka arritur në 106 331 raste, një rritje prej 303 për qind që nga viti 2015 , ndërsa sifilizi është dyfishuar në të njëjtën periudhë në 45 557.

Agjencia shëndetësore ka thënë se “zgjerimi i boshllëqeve në testim dhe parandalim” ishte pjesërisht shkaku i rritjes së transmetimit dhe bëri thirrje për veprime urgjente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fehmi Llausha shpall të pavlefshme arkën fiskale me numër: GK…