Vdes një person në Vushtrri, ra nga kati i tretë i një objekti

21 maj 2026 | 15:52

Ka vdekur një person pasi ka rënë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim e sipër në Vushtrri.

Lajmin e ka bërë me dije Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, ka njoftua se viktima s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe vdekja e tij është konstatuar në spital.

“Nga Emergjenca e Spitalit në Vushtrri është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”.

“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore, ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit në Vushtrri. Njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka njoftuar ai.

Ndërsa në medie është raportuar se bëhet fjalë për 31-vjeçarin, Valmir Klinaku.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, mjekër dhe teksti që thotë "MMITROPOL M MITROPOL"

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, pritet të jetë i…