Armend Mazreku nga Malisheva doktoron në Universitetin e Torontos

21 maj 2026 | 16:18

Republikës së Kosovës i është shtuar edhe një doktor shkence. Bëhet fjalë për Dr. Armend Mazrekun nga Malisheva, i cili ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës në Universitetin e Torontos në Kanada.

Dr. Mazreku ka përfunduar studimet doktorale në drejtimin Teori Politike, në kuadër të Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Torontos (University of Toronto), pas një programi gjashtëvjeçar studimesh. Gjatë periudhës së studimeve doktorale, ai ka ushtruar edhe detyrën e asistentit dhe ligjëruesit në Departamentin e Shkencave Politike në këtë universitet prestigjioz.

Mazreku ka qenë gjithashtu përfitues i bursës prestigjioze Fulbright, përmes së cilës ka kryer specializimin dyvjeçar në Shkenca Politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të programit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Më pas, falë përkrahjes së Qeverisë Kanadeze, ai ka vazhduar studimet doktorale në Universitetin e Torontos, ku gjatë studimeve të magjistraturës dhe doktoraturës ka arritur rezultate të shkëlqyera, duke i përfunduar të gjitha me notën maksimale “A”.

Pas mbrojtjes së doktoraturës, Dr. Mazreku ka shprehur falënderim të veçantë për mësuesit, arsimtarët, profesorët, familjarët dhe miqtë e tij, si dhe për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij akademik dhe studimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
MOTËRMADHJA (1946 - 2025) (Me rastin e NJËVJETORIT të kalimit…