Vushtrria dhe Feronikeli rikthehen në Superligë, Liria e Dinamo në barazh
23 maj 2026
| 18:17
Java e fundit e Ligës së Parë solli emocione dhe ndryshime të mëdha në renditje, me Vushtrrinë dhe Feronikelin që siguruan rikthimin në Superligën e Kosovës.
Rezultatet e ndeshjeve:
- Vëllaznimi 1:3 Vushtrria
- Dinamo 1:5 Liria
- Ramiz Sadiku 0:2 Feronikeli
Me këto fitore, Vushtrria dhe Feronikeli siguruan ngjitjen direkte në elitën e futbollit kosovar.
Ndërkohë, Liria dhe Dinamo do të vazhdojnë garën në ndeshjet e barazhit, ku do të përballen me ekipin e vendit të tetë të Superligës për një vend në elitë sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, Vëllaznimi, që deri në javën e fundit ishte në garë për promovim, mbeti jashtë objektivit pas humbjes në shtëpi ndaj Vushtrrisë dhe do të vazhdojë garën edhe sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë.



