Epoka e emrave po mbaron, epoka e ideve ka filluar
25 maj 2026
| 09:33
Futbolli në 2026 po tregon qartë një gjë: epoka e emrit po mbaron, epoka e ideve ka filluar.
Conte është garanci për trofe, por jo për projekt. Fiton dhe largohet. Napoli këtë sezon e kuptoi më mirë se kushdo.
Allegri vazhdon të jetojë me famën e së kaluarës. Futbolli i tij nuk emocionon më askënd dhe nuk sjell më atë që kërkon loja moderne.
Ndërkohë Fabregas po habit Europën. Como luan futboll me identitet dhe Champions League nuk është më vetëm ëndërr.
Gasperini? Një trajner i jashtëzakonshëm. Çdo skuadër që drejton transformohet. Roma rikthehet në Champions falë filozofisë së tij.
Sot futbolli nuk i përket më vetëm emrave të mëdhenj, por atyre që kanë ide dhe guxim.



