EULEX-i dhe Shërbimi Korrektues përfunduan trajnimin 15-ditorë për drejtorët e burgjeve dhe udhëheqësit e njësive
EULEX-i dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) përmbyllën me sukses trajnimin 15-ditorë me temë menaxhimin, i dedikuar për drejtorët e burgjeve dhe udhëheqësit e njësive nga mbarë Kosova.
I mbajtur nga Njësia Korrektuese e EULEX-it, programi u fokusua në forcimin e shkathtësive të udhëheqjes dhe menaxhimit, njëkohësisht duke riforcuar profesionalizmin, llogaridhënien dhe respektimin e të drejtave të njeriut në tërë sistemin korrektues.
Tipar kryesor ishte qëndrueshmëria. Përmes qasjes ‘trajnimi i trajnerëve’, pjesëtarët e SHKK po ashtu u përgatitën edhe për t’u bërë trajnerë të ardhshëm, duke ndihmuar kështu për ndërtimin e kapaciteteve të brendshme afatgjate brenda shërbimit.
Përgjatë tri blloqeve të trajnimeve të mbajtura mes marsit dhe majit 2026, në trajnim morën pjesë 22 pjesëmarrës nga komunitete të ndryshme të angazhuar në temat e udhëheqjes, menaxhimit etik dhe aplikimit të standardeve të pranuara ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut, përfshirë Rregullat Nelson Mandela, të Bangkokut dhe të Pekinit.
Programi u përmbyll me ceremoni të ndarjes së certifikatave, si hap tjetër në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të sistemit korrektues të Kosovës.



