Djali i Jakup Krasniqit përkrah bashkëpunimin PDK–Nisma: Bashkim në kohën e duhur
25 maj 2026
| 22:07
Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka përshëndetur marrëveshjen mes Partia Demokratike e Kosovës dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai e cilësoi këtë si “bashkim në kohën e duhur për vendin”. Krasniqi ndau edhe pamje nga kthimi i Limajt nga Haga.
“Bashkim në kohën e duhur për vendin! Uroj me zemër që së shpejti edhe Fatmir Limaj ta presë kthimin e babit dhe shokëve të tij”, shkroi ai.



