Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionit të FSK-së në magjistralen Gjakovë-Klinë

26 maj 2026 | 18:03

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes një veture dhe një kamioni të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Vlera Krasniqi nga zyra për informim e Policisë tha se personat e lënduar po marrin trajtim mjekësor.

Ajo tha se Policia pranoi informatën për këtë aksident rreth orës 14:00. Shtoi se rrethanat e këtij aksidenti po hetohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit