LDK hap fushatën elektorale me 28 maj në sallën 1-Tetori!
26 maj 2026
| 19:34
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar në lidhje me tubimin e hapjes së fushatës elektorale dhe prezantimin e kandidatëve.
Abdixhiku ka bërë të ditur se hapja do të bëhet me 28 maj ora 18:00 në sallën 1-Tetori.
“Në tubimin më të madh elektoral. Në një natë që nis një rrugëtim të ri. Në një sallë plot njerëz që besojnë se Kosova, atdheu ynë, ka ende ëndrra për të ndërtuar, shpresë për të ringritur dhe njerëz të mirë që nuk heqin dorë prej saj, por bëhen bashkë” shkruan Abdixhiku.
Njoftimi i plotë:



