Barcelona futet fuqishëm për Julian Alvarezin
Barcelona nuk po ndalet vetëm te Anthony Gordon.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, drejtuesit katalanas kanë zhvilluar kontakte direkte me agjentin dhe përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, duke i paraqitur edhe një ofertë zyrtare për kontratë lojtarit të Atletico Madridit.
Burimet bëjnë të ditur se Barça po tenton ta bindë Alvarezin me projektin sportiv të Hansi Flick, ndërsa kësaj radhe nuk është diskutuar për ndonjë shkëmbim lojtarësh në marrëveshje me Atleticon.
Klubi madrilen vazhdon të kërkojë një shumë shumë të lartë për kartonin e kampionit të botës, që sipas raportimeve arrin deri në 150 milionë euro.
Nga ana tjetër, kjo lëvizje nuk lidhet me operacionin për Anthony Gordon. Barcelona po i zhvillon paralelisht të dyja pistat dhe transferimi i anglezit nga Newcastle nuk e përjashton afrimin e një sulmuesi të ri qendror.



