Komunat e çojnë në Kushtetuese rregulloren e qeverisë për shërbimin civil

28 maj 2026 | 16:00

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka vendosur ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e Qeverisë Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, duke e kontestuar atë si ndërhyrje në kompetencat e pushtetit lokal.

Sipas përfaqësuesve të komunave, rregullorja e re prek drejtpërdrejt autonominë lokale dhe kufizon hapësirën vendimmarrëse të komunave në menaxhimin e shërbimit civil në nivel lokal.

Në një prononcim për media, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kritikuar këtë vendim, duke e cilësuar si vazhdimësi të ndërhyrjeve nga niveli qendror.

“Kjo është tentativë e radhës e nivelit qendror për të ndërhyrë në punët e komunave dhe për të cenuar autonominë e tyre, e cila është e garantuar me Kushtetutë dhe me akte ndërkombëtare. Komunat nuk do ta lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Neymar do të jetë tri javë jashtë fushës së gjelbër…