Kaltrinë Lohaj nderon dëshmorët dhe martirët e Ferizajt në 27-vjetorin e rënies së tyre

30 maj 2026 | 17:45

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Kaltrinë Lohaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve Lutfi Haxhidema, Fatmir Ratkoceri, Sylejman Haxhidema dhe Ramadan Salihu, si dhe të martirëve Mihrije Haxhidema, Xhemajl Nuha dhe Gazmend Haxhidema.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Lohaj ka theksuar se me respekt dhe nderim është përkulur para kujtesës së atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës.
Ajo ka vlerësuar se liria që gëzon sot vendi mbart në vete sakrifica të mëdha, guxim dhe një histori që nuk duhet harruar asnjëherë.

Postimi i plotë i saj:

Sot, me respekt dhe kujtim të veçantë, u përkula para kujtesës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë e vendit tonë. Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve Lutfi Haxhidema, Fatmir Ratkoceri, Sylejman Haxhidema, Ramadan Salihu dhe martirëve Mihrije Haxhidema, Xhemajl Nuha e Gazmend Haxhidema, rikujtojmë se liria që gëzojmë sot mbart në vete sakrifica, guxim dhe një histori që nuk duhet harruar.

Emrat e tyre janë dëshmi e forcës, qëndresës dhe dashurisë së pakufishme për atdheun. Përjetësisht do të mbeten simbol i nderit dhe frymëzim për brezat që vijnë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i Aleancës, Ardian Gjini, ka publikuar një…