“Unë e kom pranu marrëveshjen, ajo nuk është e shkëlqyeshme”, Kurti për marrëveshjen e Brukselit e Ohrit
31 maj 2026
| 22:38
Kryeministri në deytrë, Albin Kurti, ka thënë se e ka pranuar marërveshjen e Brukselit dhe Ohrit, ku parashihet repsektimi i të gjitha marrëveshjeve me Serbinë si dhe neni 7 vetmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë.
“… unë e kom pranu marrëveshjen, ajo nuk është e shkëlqyeshme por bazë e mirë për më tutje, edhe duket që Beogradi ka besuar që unë do të them jo për marrëveshje, por unë kam thënë po, dhe kur e kanë pa ku janë ndodh, nuk kanë pranu me nënshkru” – thotë Kurti.



