Hajdari: Më kërcënuan se do t’i sulmonin prindërit e mi pasi zgjodha Kosovën
Albian Hajdari është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kombëtares së Kosovës.
Që kur ka veshur fanellën dardane, ai është bërë pjesë kyçe e formacionit të trajnerit, Franco Foda.
Hajdari po ashtu është duke treguar formë tejet të lartë në Bundesliga me Hoffenheimin.
Por, 23-vjeçari ka folur sërish rreth vendimit të tij për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës dhe kështu duke lënë Zvicrën.
Madje, futbollisti ka deklaruar se ka pasur edhe fyerje dhe kërcënime nga zviceranët.
“Kishte kërcënime dhe fyerje shumë personale. Njerëzit më shkruanin duke më thënë se e dinin ku jetoja unë dhe prindërit e mi. Se do t’i sulmonin prindërit e mi nëse nuk do të isha në shtëpi. Por unë nuk i marr shumë afër zemrës këto mesazhe në rrjetet sociale”, ka thënë Hajdari.



