KQZ-ja akrediton 15 mijë e 782 vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

02 qershor 2026 | 12:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për akreditimin e grupit të dytë me 15 mijë e 782 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas KQZ-së, vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë 15 subjekte politike, 8 organizata joqeveritare vendore, 3 organizata ndërkombëtare, 26 media vendore, 16 media ndërkombëtare dhe 4 përfaqësi diplomatike.

Në mbledhjen e kaluar, KQZ-ja kishte akredituar grupin e parë me 761 vëzhgues, të cilët përfaqësonin 5 OJQ vendore, 1 organizatë ndërkombëtare, 13 medie vendore, 7 medie ndërkombëtare, 2 përfaqësi diplomatike dhe 1 institucion vendor.

Pas vendimeve të marra në mbledhjen e 60-të, numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026, ka arritur në 16 543 vëzhgues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti,…