‘Jeta vazhdon’, Tchouameni flet hapur për incidentin me Valverden

02 qershor 2026 | 14:03

Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve të shumta që qarkulluan javët e fundit për incidentin e ndodhur mes tij dhe Federico Valverdes, duke i akuzuar mediat për ekzagjerim dhe shtrembërim të ngjarjes.

Francezi foli nga grumbullimi i kombëtares së Francës dhe i mohoi kategorikisht zërat që pretendonin se kishte pasur një përplasje fizike serioze me shokun e skuadrës te Real Madridi.

Sipas Tchouamenit, shumë nga ato që janë shkruar nuk përputhen me realitetin.

Ai theksoi se situata është fryrë jashtë mase vetëm sepse bëhet fjalë për Real Madridin, klub ku çdo incident merr vëmendje të jashtëzakonshme mediatike.

Mesfushori madrilen shtoi se klubi është i informuar për gjithçka që ka ndodhur dhe se nuk ka asnjë problem mes tij dhe Valverdes.

Sipas tij, të dy futbollistët kanë të njëjtin objektiv: të fitojnë trofe me fanellën e Real Madridit.

Debati mes dy lojtarëve kishte shkaktuar shumë zhurmë në Spanjë.

Raportimet e muajit të kaluar pretendonin se një konflikt në stërvitje ishte pasuar nga një debat i ashpër në ambientet e klubit, ku Valverde pësoi një dëmtim në kokë dhe përfundoi në spital.

Vetë uruguaiani më vonë sqaroi se lëndimi erdhi pasi goditi aksidentalisht një tavolinë gjatë debatit dhe jo si rezultat i një goditjeje nga Tchouameni.

Edhe trajneri Alvaro Arbeloa konfirmoi se të dy futbollistët kërkuan falje dhe se çështja konsiderohet e mbyllur brenda klubit.

Real Madridi vendosi masa disiplinore ndaj lojtarëve, por drejtuesit kërkuan që skuadra të fokusohej te objektivat sportive.

Tashmë Tchouameni dhe Valverde e kanë lënë pas incidentin dhe janë të përqendruar te angazhimet me kombëtaret respektive në Kupën e Botës 2026, ndërsa te Real Madridi shpresojnë që episodi të mbetet vetëm një kujtim i pakëndshëm në një sezon të vështirë për klubin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29, Kaltrinë Lohaj,…