Savinho drejt Tottenhamit? City i hap rrugën brazilianit
Tottenham Hotspur po shtyn fort për transferimin e sulmuesit brazilian Savinho nga Manchester City, ndërsa lojtari është i hapur për t’iu bashkuar skuadrës londineze gjatë kësaj vere.
Sipas raportimeve të fundit të Fabrizio Romanos, bisedimet mes klubeve janë riaktivizuar dhe Spurs po punojnë për të arritur marrëveshjen me kampionët e Anglisë.
Savinho nuk ka pasur hapësirat e dëshiruara te Manchester City gjatë sezonit të fundit dhe dëshiron më shumë minuta në fushë. Pikërisht kjo e ka bërë Tottenhamin destinacion tërheqës për 22-vjeçarin, i cili shihet si një nga objektivat kryesorë të trajnerit Roberto De Zerbi për repartin ofensiv.
Në ditët e ardhshme priten zhvillime të reja, me Tottenhamin që mbetet favorit për të siguruar firmën e Savinhos, ndërsa edhe Newcastle United po monitoron situatën.



