77-shi i PDK-së, Besim Hoxha merr pjesë në përurimit e shtatores së dëshmorit të kombit Zejnullah Zejna

03 qershor 2026 | 18:16

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Besim Hoxha, i cili në listën zgjedhore te kësaj partie garon me numrin 77, në zgjedhjet e 7 qershorit, ka marrë pjesë në përurimin e shtatores së dëshmorit të kombit, Zejnullah Zejna.

“Sot jemi mbledhur për përurimin e shtatores së dëshmorit Zejnullah Zejna, për të nderuar jetën, sakrificën dhe kontributin e tij të çmuar për lirinë e atdheut tonë.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtojmë veprën e tij, e cila mbetet shembull i guximit dhe dashurisë për vendin. Emri i tij do të jetojë përherë në historinë tonë dhe në zemrat e qytetarëve. Lavdi dëshmorit Zejnullah Zejna!”, ka shkruar Besim Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin…