LDK-ja e para në Istog, Abdixhiku lëvdon Feratin: Me ma të mirin!
08 qershor 2026
| 13:54
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një postim mirënjohës ndaj kryetarit të Istogut, njëherësh sekretar i partisë, Ilir Ferati.
Përmes një postimi në “Facebook”, Abdixhiku e quajti fitues lokal e nacional Feratin, duke shtuar, siç tha ai, se Ferati “është më i miri”.
“Me Ilirin, ma t’mirin. Fitues lokal, fitues nacional. Sekretari ynë! Puna vazhdon. Fort!”, ka shkruar i pari i LDK-së.
Kujtojmë se LDK-ja ka dalë e para me më së shumti vota vetëm në komunën e Istogut në zgjedhjet e 7 qershorit.



