Mario Ilievski vazhdon kontratën me Prishtinën

15 qershor 2026 | 11:47

Sulmuesi Mario Ilievski e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2029 me skuadrën e Prishtinës. Lajmin e ka bërë me dije n klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ilievski edicionin e fundit ishte sulmuesi kryesor i Prishtinës. Në të gjitha garat , ai ka realizuar 13 gola dhe ka bërë 5 asistime. Ilievski i është bashkuae Prishtinës verën e kaluar si lojtar i lirë.

“Mario Ilievski dhe Prishtina do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku deri ne 2029. Sulmuesi më efikas i skuadrës sonë në edicionin e kaluar ka vazhduar bashkëpunimin me klubin, duke mbetur pjesë e bardhekaltërve edhe për tri vite të tjera. Ilievski aktualisht po vazhdon rikuperimin pas lëndimit të pësuar në fund të sezonit të kaluar, ndërsa të gjithë në klub i dëshirojmë shërim te shpejtë dhe e presim rikthimin e tij në fushë, për të vazhduar aty ku e la dhe për të udhëhequr repartin ofensiv të FC Prishtinës me gola, asistime dhe paraqitje të rëndësishme”, ka njoftuar Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka folur hapur për…