Shtatë kombëtare eliminohen matematikisht nga Kupa e Botës 2026
Shtatë kombëtare kanë humbur matematikisht shanset për të vazhduar më tej në Kupën e Botës 2026, edhe pse ndeshjet e fundit të fazës së grupeve ende nuk kanë përfunduar.
Nga 48 ekipet pjesëmarrëse në turne, 16 do të eliminohen pas përfundimit të fazës së grupeve, ndërsa 32 do të sigurojnë kalimin në fazën eliminatore.
Deri më tani, pesë skuadra që humbën dy ndeshjet e para kanë mbetur pa asnjë mundësi kualifikimi. Listës së të eliminuarve u janë bashkuar edhe Katari dhe Republika Çeke pas rezultateve të dobëta në grupet e tyre.
Sipas formatit të ri të Kupës së Botës 2026, ekipet që përfundojnë në vendin e katërt të grupit eliminohen automatikisht, ndërsa edhe katër kombëtaret e renditura të tretat me bilancin më të dobët mbeten jashtë fazës së nokautit.
Kombëtaret që kanë humbur matematikisht shanset për kualifikim janë:
Haiti
Turqia
Tunizia
Jordania
Panamaja
Katari
Republika Çeke
Ndërkohë, pjesa më e madhe e kombëtareve vazhdojnë garën për një vend në mesin e 32 skuadrave që do të avancojnë në fazën eliminatore të turneut.



