Bashkim Ramosaj emëron Kastriot Himaj drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

30 qershor 2026 | 11:48

Kryetari Bashkim Ramosaj ka njoftuar se sot ka emëruar Kastriot Himaj drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Ai ka thënë se Kastrioti është një aktivist shumëvjeçar, zyrtar komunal me përvojë dhe bashkëpunëtor i afërt i drejtorit të ndjerë, Rifat Stojkaj.

“Jam i bindur se përvoja, përkushtimi dhe përgjegjësia e tij do të jenë garanci për ushtrimin me sukses të kësaj detyre. I uroj z. Kastriot Himaj suksese në përgjegjësinë e re, punë të mbarë dhe shumë realizime në shërbim të qytetarëve. Njëkohësisht, besoj se ai do ta vazhdojë me dinjitet punën dhe përkushtimin që la pas drejtori i ndjerë, Rifat Stojkaj, kujtimi dhe kontributi i të cilit do të mbeten gjithmonë të çmuara. Urime dhe të priftë e mbara!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar raportin…