Veterani i luftës Agim Pllashniku nderohet për angazhimin në mbrojtjen e vlerave të UÇK-së
Arton Hoti, invalid i luftës dhe “Ambasador i Paqes”, ka shprehur edhe një herë mbështetjen e tij për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai bëri të ditur se i ka dhuruar një dhuratë simbolike veteranit të luftës, Agim Pllashniku, në shenjë respekti për kontributin e tij në mbrojtjen e krerëve të UÇK-së dhe të vlerave të luftës çlirimtare.
“Me nderim të veçantë, pata kënaqësinë t’i dhuroj një dhuratë simbolike veteranit të luftës Agim Pllashniku, në shenjë respekti për kontributin e tij në mbrojtjen e krerëve të UÇK-së dhe të vlerave të Luftës së lavdishme të UÇK-së”, ka shkruar Hoti.
Në fund të postimit, ai ka shprehur respekt për veteranët dhe ka theksuar: “Lavdi luftës çlirimtare dhe respekt për të gjithë veteranët



