KOK-u organizoi kursin për administratorë sportivë

06 korrik 2026 | 11:42

Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Akademisë Olimpike, organizoi këtë fundjavë kursin për administratorë sportivë, ku morën pjesë përfaqësues të federatave të mundjes, gjimnastikës, badmintonit, si dhe të federatave të tjera sportive.

Gjatë kursit, pjesëmarrësit u njohën me procesin e hartimit të planeve strategjike për organizatat sportive, si dhe diskutuan tema të ndryshme që lidhen me menaxhimin dhe administrimin në sport.

Programi përfshiu punë në grupe, prezantime dhe diskutime interaktive.

Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata të lëshuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Ligjërues në këtë kurs ishin: Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, Ibër Alaj (MEMOS XIX), anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Stavri Bello, si dhe koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është duke zbatuar planin operativ…