Argjentinë – Egjipt dhe Zvicër – Kolumbi mbyllin ndeshjet e 1/8-s së finales
07 korrik 2026
| 16:30
Botërori 2026 vazhdon sonte me dy ndeshjet e radhës në kuadër të fazës së 1/8-s së finales.
Dita e sotme në këtë Botëror nis në orën 18:00 me përballjen Argjentinë – Egjipt, duel që pritet të sjellë një ndeshje të fortë, pasi të dyja skuadrat synojnë të kalojnë në fazën tjetër të Kupës së Botës 2026.
Në orën 22:00 luhet ndeshja mes Zvicrës dhe Kolumbisë.
Zvicra e Granit Xhakës, e cila po shfaq formë të mirë në këtë Botëror, synon fitore ndaj Kolumbisë për të bërë hapin tjetër, ndonëse zviceranët nuk do ta kenë të lehtë përballë Kolumbisë, një skuadër që nuk thyhet lehtë.



