Xhem Kamberi zyrtarisht te KF Ramiz Sadiku
KF Ramiz Sadiku ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Xhem Kamberi, i cili nga sezoni i ri do të jetë pjesë e skuadrës verdhezi.
Marrëveshja u nënshkrua mes futbollistit Xhem Kamberi dhe drejtorit të klubit, Agron Mecinaj, duke formalizuar kështu bashkëpunimin për sezonin e ardhshëm.
Përmes këtij transferimi, KF Ramiz Sadiku vazhdon të forcojë skuadrën me lojtarë cilësorë, me synimin për të arritur rezultate sa më të mira në garat që e presin.
“KF Ramiz Sadiku ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Xhem Kamberi, i cili nga sezoni i ri do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë. Me këtë transferim, klubi ynë vazhdon të fuqizojë skuadrën me lojtarë të rinj dhe cilësorë, duke synuar rezultate sa më të mira në garat e ardhshme. I urojmë Xhemit mirëseardhje në familjen verdhezi dhe shumë suksese me fanellën e KF Ramiz Sadikut”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Xhem Kamberi u mirëprit nga drejtuesit e klubit, ndërsa nga të dyja palët u shpreh besimi se ky bashkëpunim do të jetë i suksesshëm.



