Sunny Hill Festival: Një event me përmasa globale
Pritjet për këtë edicion janë që Sunny Hill Festival të shënojë rekordin e tij më të madh deri më tani. Deri më sot, janë konfirmuar blerës të biletave nga mbi 50 shtete të ndryshme të botës, duke dëshmuar se festivali tashmë është një destinacion i padiskutueshëm turistik dhe kulturor.
Për të akomoduar këtë kërkesë të lartë, Sunny Hill ka zgjeruar rrjetin e shitjes së biletave në:
- Të gjitha shtetet e Evropës
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Vende të tjera anembanë globit
Ndikimi Ekonomik dhe brendet botërore në Sunny Hill Festival.
Rëndësia e festivalit po rikonfirmohet edhe përmes prezencës së brendeve më të mëdha botërore dhe lokale, të cilat do të jenë pjesë e rëndësishme të përvojës së festivalit. Ky interesim i madh ka sjellë një efekt të menjëhershëm në ekonominë lokale: hoteleria në Prishtinë dhe qytetet përreth ka filluar të mbushet, me rezervime që premtojnë një “boost” të fuqishëm ekonomik për vendin.
“Ky edicion nuk është vetëm një festival i zakonshëm i muzikës; është një dëshmi e rritjes sonë si destinacion global. Prishtina po mirëpret botën,” thonë nga ekipi organizativ i Sunny Hill Festival.



