Gjysmëfinalja Angli – Argjentinë, FIFA ia beson amerikanëve ndarjen e drejtësisë
14 korrik 2026
| 11:29
Sfida gjysmëfinale do të drejtohet nga gjyqtari amerikan Ismail Elfath, i cili është përzgjedhur si arbitri kryesor i kësaj ndeshjeje.
Në krah të tij do të jenë asistentët Corey Parker dhe Kyle Atkins, ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt dhe atë të rezervës do ta kenë italianët Maurizio Mariani dhe Daniele Bindoni.
Përballja mes Argjentinës dhe Anglisë do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje, me fillim nga ora 21:00.
Kjo ndeshje pritet me interes të madh, pasi dy kombëtaret synojnë një vend në finalen e Kupës së Botës.



