AB Football hap regjistrimet për talentët e rinj të futbollit
Shkolla e futbollit AB Football në Prishtinë ka hapur regjistrimet për fëmijët e grupmoshave 5 deri në 13 vjeç. Klubi udhëhiqet nga Avdyl Bellopoja dhe djali i tij, Albani, të cilët prej vitesh janë të përkushtuar në zhvillimin e talenteve të reja.
Me një traditë disavjeçare, AB Football renditet ndër shkollat e njohura të futbollit në vend për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj. Krahas përgatitjes sportive, shkolla i kushton rëndësi edhe socializimit, argëtimit dhe motivimit të fëmijëve në një mjedis të shëndetshëm dhe profesional.
Njoftimi i plotë i AB Football:
“AB Football hap dyert për talentët e rinj të futbollit për sezonin 2026! Nëse ëndërron të stërvitesh sipas standardeve profesionale dhe në programe të përshtatura për grupmoshën tënde, ky është momenti yt.
Kategoritë e pranimit
U7
U9
U11
U13.
Çfarë ofrojmë?
• Stërvitje profesionale me edukator ,trajnerë të licencuar.
• Argëtim, zhvillim teknik dhe social
• Mjedis motivues dhe i përshtatshëm ku talenti i çdo lojtari respektohet dhe zhvillohet.
• Turne dhe ndeshje miqësore për të matur progresin.
Pse AB Football?
Ne besojmë se futbolli nuk është vetëm lojë, por një rrugë edukimi.
Çdo lojtar trajtohet si pjesë e një familje sportive, duke ndërtuar bazat për të ardhmen në futboll dhe në jetë.
Vendndodhja: Lagjja Emshir, Prishtinë
Kontakti: +38345414243
Email: [email protected]
Regjistrimet janë të hapura! Mos humb rastin të bëhesh pjesë e një shkolle që ndërton futbollist dhe sportist te edukuar. #ABFootball




