Ngjarje tragjike, 42-vjeçari humb jetën pasi u rrokollis me traktor
14 korrik 2026
| 19:12
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se sot rreth orës 14:55 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Gremnik – komuna e Klinës. Sipas tij, në aksident ka qenë i përfshirë viktima dhe një traktor, i cili është rrokullisë.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatu vdekjen e viktimës, gjithashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML”, tha Gashi.
Bëhet e ditur se 42 vjeçari është Ardian Kalludra nga fshati Gremnik që humbi sot jetën pasi u rrokullis me traktor.
Ndërkohë, Klina Info ka publikuar foton e viktimës, 42-vjeçarit tashmë të ndjerë.
Poashtu ky medium ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vetaksidenti fatal.





