Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

14 korrik 2026 | 22:55

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë më parë se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998, njoftoi të martën ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sveçla njoftoi vonë të martën në “Facebook” se ka nënshkruar vendimin për t’ia ndaluar përgjithmonë hyrjen në Kosovë apo kalimin nëpër të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale.

Ai tha se me deklaratat e saj, Paunoviq e ka “ritheksuar atë nga e cila Serbia nuk ka hequr dorë asnjëherë, projektin e spastrimit etnik të shqiptarëve”.

“Në epokën tonë, kjo u tentua nga ish-shefi i saj Sllobodan Millosheviq, i njohur edhe si kasapi i Ballkanit”, shkroi Sveçla.

Ai shtoi se “çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë e spastrimit etnik apo për të kërcënuar Republikën e Kosovës do të përballet me përgjigje të vendosur, ligjore dhe institucionale”.

Paunoviq deklaroi të shtunën për televizionin serb Kurir se, po të ishte në vend të Millosheviqit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” –l- duke nxitur reagime dhe dënime në Kosovë dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës, FC Drita, e ka përfunduar rrugëtimin në…