Como pranon ofertën e rivalëve të Serisë A për Mërgim Vojvodën, gati zyrtarizimi i transferimit
Como ka pranuar një ofertë nga Udinese për lojtarin e kombëtares së Kosovës, Mergim Vojvoda, kështu që tani drenicasi do të diskutojë kushtet personale për ta kompletuar transferimin.
Mbrojtësi i djathtë nga Kosova është 31 vjeç dhe kontrata e tij aktuale në Stadio Sinigaglia është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.
Ai u bashkua me Comon në shkurt të vitit 2025 nga Torino për një kosto prej 2 milionë eurosh, përpara se të luante për Standard Liege.
Kishte pasur raportime për interes nga skuadra si Cagliari, Venezia dhe Monza, por duket sikur Udinese ka epërsinë për transferimin e yllit të Kosovës.
Analisti i transferimeve të Sportitalias, Gianluigi Longari, pretendon se Udinese bëri një propozim për Vojvodën dhe Como e ka pranuar.
“Sky Sport Italia” jep shifrat dhe detajet duke thënë se oferta peshon 1.3 milion euro plus 300 mijë euro në bonuse.
Tani është detyrë e friulanëve të bien dakord për kushtet personale me mbrojtësin e gjithanshëm, i cili mund të luajë edhe në mbrojtje qendrore me tre, në dy krahët e mbrojtjes ose në një pozicion më të avancuar në krahun e djathtë.
Vojvoda bëri 34 paraqitje për Comon sezonin e kaluar midis Serisë A dhe Coppa Italia, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë tre asistime.



