Ukraina godet regjionin e Moskës me mbi 400 dronë

20 korrik 2026 | 08:17

Mbi 400 sisteme ajrore pa pilot u lëshuan gjatë natës nga forcat e armatosura ukrainase në drejtim të rajonit të Moskës , njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit rus këtë mëngjes, duke siguruar se “shumica” e tyre u shkatërruan.

Moska dhe rrethinat e saj u tronditën nga shpërthimet, ndërsa tym i dendur ngrihej nga disa zona, kryesisht nga ndërtesat e korporatave, sipas dëshmitarëve okularë dhe videove që qarkullonin në media.

“Nga ora 20:30 deri në orën 05:00, më shumë se 400 dronë armik fluturuan në drejtim të rajonit të Moskës. Shumica e tyre u neutralizuan nga forcat e mbrojtjes ajrore ndërsa ishin ende larg qytetit. 85 u shkatërruan ndërsa i afroheshin Moskës”, tha kryebashkiaku Sergei Sobyanin nëpërmjet Telegramit.

Në të njëjtën kohë në Ukrainë, dy persona u vranë dhe 42 të tjerë, përfshirë 8 fëmijë, u plagosën në një sulm ajror rus në qytetin e Zaporizhias, njoftoi shërbimi i reagimit ndaj emergjencave i Ukrainës nëpërmjet Telegramit.

Sipas raportimeve të mediave ukrainase, qyteti u godit nga bomba të cilat goditën në mënyrë të veçantë një ndërtesë pesëkatëshe, duke rezultuar në shkatërrimin e plotë të dy kateve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oleksandra i paralajmëroi prindërit e saj në Krime të grumbullonin…