Emërimi i zëvendësministrave të rinj, Hoxha: Kurti po abuzon
20 korrik 2026
| 15:56
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për emërim të zëvendësministrave të rinj.
Ajo ka vlerësuar se ky është abuzim.
Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se lideri i LV-së është dashur të merret me krijimin e institucioneve të reja.
“Përderisa populli i cili votoi më 7 qershor pret përgjegjësi dhe konstituimin e Kuvendit, Qeveria në detyrë vazhdon me abuzimet. Albin Kurti në vend se të përpiqet të krijoj institucionet e reja sa më parë, ai vazhdon dhe emëron zëvendësministra, drejtor e pozita të tjera të larta në Qeverinë në detyrë. Kaq, për të kuptuar që nuk i bëhet vonë as për ekonominë e vendit, as për dialogun strategjik me ShBA-në, as për shëndetsinë, arsimin, etj.”, ka shkruar ajo.



