30 pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

20 korrik 2026 | 16:04

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), ka realizuar dy trajnime të specializuara për “Kërkim-shpëtim në ujë” dhe “Zhytje”, të mbajtura në Borsh të Shqipërisë.

Trajnimet, të zhvilluara gjatë periudhave 5–10 korrik 2026 dhe 12–18 korrik 2026, kanë përfshirë 30 operatorë nga njësitë speciale të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.

Gjatë këtyre trajnimeve, pjesëtarët kanë avancuar njohuritë teorike dhe aftësitë praktike në fushën e zhytjes, kërkimit dhe shpëtimit në ambiente ujore, me qëllim rritjen e gatishmërisë për reagim në situata emergjente.

Sipas Policisë së Kosovës, këto trajnime kanë kontribuar në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operative të njësive speciale, duke përmirësuar aftësinë për reagim të shpejtë dhe efektiv në raste të fatkeqësive natyrore dhe situatave civile.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë zhvillimin e kapaciteteve në fushën e kërkim-shpëtimit përmes trajnimeve të specializuara dhe avancimit të vazhdueshëm profesional.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kritikuar kryeministrin…