Gavi zbulon prapaskenën e debatit me Paredes: ‘I thashë se futbolli më në fund e mposhti korrupsionin’

20 korrik 2026 | 16:39

Mesfushori i Spanjës, Gavi, ka zbuluar detaje nga përplasja e tij me Leandro Paredes gjatë ndeshjes, duke treguar se një koment i tij ishte arsyeja që argjentinasi reagoi me zemërim.

I pyetur nga gazetarët se çfarë i kishte thënë Paredesit për ta bërë atë të humbiste kontrollin, Gavi  u përgjigj:

“Thjesht e pyeta: ‘Këtë herë Infantino nuk t’u përgjigj telefonatave?’ Sapo e thashë këtë, ai e humbi plotësisht toruan. Nuk më la as ta përfundoja fjalinë”.

Kur u pyet se çfarë kishte ndërmend të shtonte pas kësaj, ylli spanjoll dha një përgjigje që ka bërë bujë në rrjetet sociale:

“Se futbolli më në fund e mposhti korrupsionin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF 2 Korriku nga Prishtina ka arritur një rezultat të…