Vdiq Beqir Beqiri, punëtori i kamotshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës

21 korrik 2026 | 08:39

Ka vdekur punëtori i kamotshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Beqir Beqiri.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka dhënë Teatri Kombëtar i Kosovës në rrjete sociale.

NJOFTIM MORTOR

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Beqir Beqirit, organizatorit dhe punëtorit të kahmotshëm e të çmuar të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe puna e tij shumëvjeçare do të mbeten pjesë e kujtesës së institucionit tonë. Beqir Beqiri do të kujtohet si një njeri i mirë, koleg i respektuar, organizator i përkushtuar dhe punëtor i palodhur, i cili me kontributin e tij të vyer la gjurmë të pashlyeshme në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Në këto çaste të vështira, Teatri Kombëtar i Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqiri, të afërmit, miqtë dhe mbarë komunitetin artistik.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, pas faljes së namazit të drekës, në Varrezat e Dragodanit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria peruane shpalli gjendje të jashtëzakonshme të hënën në Chongos Bajo, një…