Van Bommel zyrtarizohet si trajner i Belgjikës
22 korrik 2026
| 11:34
Trajneri holandez ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028 dhe do të ketë si objektiv kryesor drejtimin e “Djajve të Kuq” në Kampionatin Evropian 2028.
49-vjeçari merr drejtimin e Belgjikës pas largimit të Rudi Garcias. Van Bommel vjen pas eksperiencave në pankinat e PSV Eindhoven, Wolfsburg dhe Royal Antwerp, ku fitoi titullin kampion dhe Kupën e Belgjikës në vitin 2023.
Federata Belge e Futbollit beson se ish-mesfushori i Barcelonës, Bayern Munichut dhe Milanit është njeriu i duhur për të udhëhequr brezin e ri të kombëtares belge në vitet e ardhshme.



