Conference League: Ballkani sonte përballë skuadrës irlandeze
22 korrik 2026
| 11:37
Ballkani rikthehet sonte në arenën evropiane, ku do të synojë të hedhë një hap të rëndësishëm drejt raundit të tretë kualifikues të UEFA Conference League.
Kampioni i trefishtë i Kosovës do të përballet në transfertë me skuadrën irlandeze Bohemians, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Dalymount Park” në Dublin, me fillim nga ora 19:00.
Ballkani siguroi kualifikimin në këtë fazë pasi eliminoi skuadrën uellsiane Connah’s Quay Nomads në raundin e parë kualifikues.
Në rast se arrin të kalojë Bohemiansin, skuadra nga Suhareka do të përballet në raundin e tretë me fituesin e çiftit Midtjylland – Beşiktaş, në një duel që pritet të jetë mjaft sfidues.



