Rodri vetëm një hap larg Real Madridit
22 korrik 2026
| 11:39
Real Madridi po i afrohet një prej transferimeve më të mëdha të verës. Sipas Matteo Moretto, Rodri ka dhënë miratimin për kalimin në “Santiago Bernabeu”, ndërsa marrëveshja për kushtet personale është shumë afër të arrihet.
Mesfushori spanjoll ka edhe një vit kontratë me Manchester Cityn, por ende nuk ka rinovuar.
Negociatat mes dy klubeve nuk kanë nisur, megjithatë Florentino Perez është i vendosur të tentojë transferimin e kampionit të botës gjatë kësaj vere.



