Ramadani, Haxhiut: Pse s’e cakton sot seancën konstituive? Çfarë skenari po përgatisni?

22 korrik 2026 | 11:51

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas deklaratës së saj se të premten do ta caktojë datën e seancës konstituive të Kuvendit.

Ramadani e ka akuzuar Haxhiun edhe për, siç ka thënë ai, rritjen e jashtëligjshme të pagesës së tenderëve për 326 për qind, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë, ndërkaq ka pyetur se pse ajo nuk e cakton sot mbajtjen e kësaj seance.

“Kjo pushtetarja që rriti jashtëligjshëm pagesën e tenderave për 326% (alo…Prokuroria a jeni këndej?!) paska thënë që të premten e cakton datën e seancës së Kuvendit. Pse s’e caktove sot? Çka paska të premten ndryshe nga sot? Çfarë skenari po përgatisni?”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dëshiron…